Kush është Safet Syla, eprori i UÇK-së që është ftuar nga Gjykata Speciale

Spread the love

Kush është Safet Syla, eprori i UÇK-së që është ftuar nga Gjykata Speciale

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Syla është i ftuari i pestë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale, pas Rrustem Mustafës, Sokol Dobrunës, Nazif Mehmetit dhe Sami Lushtakut.

Syla ka thënë se është ftuar të martën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Gjatë ditës së djeshme edhe sot më kanë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetues, ndërsa sot intervistimin e kam në orën 09:00”, ka thënë Syla për Gazetën Online Insajderi.

Kush është Safet Syla?

Para se të fillonte lufta në Kosovë, Safet Syla ka shërbyer si komandant i stërvitjes në pikën stërvitore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tropojë të Shqipërisë.

Ndërkaq, gjatë luftës ka qenë kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e Zonës Operative të Pashtrikut.

Pas përfundimit të luftës, Syla shërbeu edhe si kolonel në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) – para se të emërohej drejtor i Zyrës për Çështje të Trashëgimisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Syla mban këtë pozitë prej më shumë se pesë vitesh. Zyra për Çështje të Trashëgimisë së TMK-së funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ai po ashtu është edhe kryetar i Zyrës së Veteranëve në Komunën e Shtimes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*