Buffon: Ndiej keqardhje për Interin dhe Napolin

Spread the love

Buffon: Ndiej keqardhje për Interin dhe Napolin

Buffon: Ndiej keqardhje për Interin dhe Napolin

Portieri i Paris Saint-Germainit, Gianluigi Buffon, ka thënë se i vjen keq që Interi dhe Napoli janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Serie A tani do të përfaqësohet vetëm nga Juventusi dhe Roma në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions, pasi Interi dhe Napoli u eliminuan të martën, transmeton Gazeta Express.

“Më vjen keq për të dy ekipet”, tha Buffon për Sky Sport Italia pas fitores 4-1 të PSG-së ndaj Crvena Zvezdës.

“Më vjen keq sepse Napoli pati një ecuri të bukur dhe udhëhiqte në grupin tonë, derisa Interit iu desh vetëm ta mposhtë PSV-në”, tha Buffon.

“Më vjen keq, po ashtu, sepse mbase, unë do të kisha më shumë mundësi për t’u kthyer në Itali për të luajtur në Champions, sikur Interi dhe Napoli të kualifikoheshin”, shtoi ai.  /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*