Tentimi i dështuar i Gani Thaçit për t’u distancuar nga shoferi i tij, i arrestuar për heroinë

Spread the love

Tentimi i dështuar i Gani Thaçit për t’u distancuar nga shoferi i tij, i arrestuar për heroinë

11 DHJETOR 2018

Gani Thaçi dhe Enis Qerka

Gani Thaçi, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka tentuar të distancohet nga shoferi i tij dhe zyrtari i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Enis Qerka, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës si i dyshuar për posedim të 113 kilogramëve të substancës narkotike të llojit heroinë.

Madje, Gjykata e Prishtinës u ka caktuar Qerkës dhe tre personave të tjerë të dyshuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkaq, eprori i tij, Gani Thaçi ka tentuar të distancohet nga Qerka. Ka thënë se Qerka nuk është shoferi i tij.

“Emri im është lakuar sot nëpër portale se gjoja shoferi im është arrestuar, unë dua ta demantoj se Enis Qerka nuk është shoferi im. Enisi është punëtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit që 6 vite në pozitën e shefit të logjistikës”, ka thënë Thaçi për Arbresh.info. “Megjithatë, Enis Qerka nuk është shoferi im”.

Mirëpo, në tetor të këtij viti, Enis Qerka ishte arrestuar nën dyshimin për sulm fizik, pasi i kishte dalë në mbrojtje Gani Thaçit në përleshjen fizike të tij me Gianni Sokoliç në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

Madje këtë e kishte konfirmuar prokurori përgjegjës për komunikim me media në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, i cili kishte deklaruar se Gani Thaçi bashkë me vozitësin e tij kanë qenë duke u hetuar si i dyshuar për këtë incident.

“Të dyshuarit janë Gani Thaci dhe shoferi i tij. I dëmtuar është z. Blerim Pushkolli. Rasti është inicuar si sulm. Ende nuk është marrë vendim për paraburgim”, kishte thënë Berisha.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*