FSK do të pajiset edhe me 27 autoblinda tjera amerikane

Spread the love

FSK do të pajiset edhe me 27 autoblinda tjera amerikane

MË: 11 DHJETOR 2018

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do të pajiset edhe me 27 autoblinda tjera të tipit “HMMWV”.

Ditëve të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka ardhur një kontingjent prej 24 automjeteve të blinduara amerikane të tipit “HMMWV”,

Këtë e ka konfirmuar Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shala ka thënë për lajmi.net, se këto automjete ushtarake janë blerë nga buxheti i Kosovës mirëpo, nuk ka treguar vlerën e tyre.

Tutje, Shala ka treguar se FSK-ja do të pajiset edhe me 27 automjete të tilla në fillim të vitit 2019.

“Ky kontingjent është  nga  kontrata e blerjes kurse  në fillim të viti të ardhshëm do të vije kontingjenti tjetër prej 27 HMMWV që është donacion nga SHBA-të”, ka treguar Shala

Ndryshe në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar kontratë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e 51 autoblindave të tipit “HMMWV”, por as Qeveria nuk ka bërë të ditur vlerën e kësaj kontrate. /Bota Sot/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*