Serbia shqetësohet edhe për 3 masa që mund t’i vendos Kosova

Spread the love

Serbët brengosen se edhe dinari serb mund të ndalohet së përdoruari në Kosovë, si masë shtesë ndaj shtetit serb.

Mediat serbe shkruajnë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po përgatitë edhe disa masa kundër serbve, transmeton gazetametro.net.

Fatmir Sheholli, në cilësinë e analistit politik, i ka thënë TV First në Beograd, se ai pret që në mesin e masave që do të ndërmarrë Haradinaj, do të jetë ‘edhe ndalimi i përdorimit të dinarit në territorin e Kosovës’.

“E para, mund të jetë ndalimi i përdorimit të dinarit në territorin e Kosovës dhe e dyta, të gjitha lëvizjet tjera në mënyrë që në çdo komunë të funksionojnë këto masa’, ka thënë Sheholli.

Më pas, ai ka thënë edhe se masë tjetër mund të jetë urdhëri që veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë t’i ndërrojnë tabelat (ngjashëm siç e kanë edhe kosovarët këtë masë”.

Sidoqoftë, për masa të mundshme raportuan edhe mediat kosovare dje, duke përmendur disa të mundshme.

Metro kishte biseduar me zyrtarë të Qeverisë të cilët kanë thënë se masat që mund të merren nuk janë ndonjë fshehtësi, pasi këto i ka thënë publikisht kryeministri Haradinaj në intervistë për televizionin A2.

Ndryshe, Serbia po shpreson që taksa do të hiqet nga presioni i Këshillit të Ministrave të BE’së që mblidhen sot, mirëpo kryeministri kishte ngulur këmbë që taksa qëndron./gazetametro.net

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*