Ministri Shala vjen me një deklaratë të fortë për taksën 100%

Spread the love

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, si dhe bllokimi i rrugës Prishtinë – Shkup për qarkullimin e mjeteve dhe mallrave, ka bërë që eksportet nga Shqipëria drejt Kosovës për muajin Nëntor të rriten më shumë se 40 për qind.

Por një premtim i rrallë ka ardhur sot nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duke thënë se taksa ndaj Serbisë do të rritet, nga 100 për qind ajo do të shkojë në 1000 për qind.

Po ashtu ai ka thënë se Serbia dhe Bosnja duhet ta respektojnë Kosovën si shteti i pavarur dhe sovran nëse dëshirojnë që të bëjnë tregti në vendin tonë.

“Serbia dhe Bosnja duhet ta trajtojnë Kosovën si Republikë nëse dëshirojnë të bëjnë tregti me Kosovën”, ka thënë Shala, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”.

Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit që ka publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, i bie se eksporti i mallrave nga Shqipëria drejt Kosovës është rritur në 33 mijë ton, që në vlerë monetare i bie rreth 7 milionë dollarë më shumë eksporte për muajin Nëntor të këtij viti duke e krahasuar me vitin e kaluar të 2017.

Kujtojmë se kryeministrja e Serbisë, Ana Brnbic, ka deklaruar ditë më parë se vendi i saj humb rreth 42 milionë euro në muaj për shkak të tarifave shtesë që Prishtina ka prezantuar për produktet serbe.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*