Haradinaj: Raportojeni dhunën në familje

Spread the love

Haradinaj ka folur në konferencën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” që ka nisur sot në Prishtinë dhe do të zgjas dy ditë.

“Institucionet e drejtësisë po i trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas. Kemi sfida në këtë temë. Kemi angazhime shtesë edhe në fuqizimin ekonomik të gruas. Zbatimi i ligjit është problem i shoqërisë tonë. Duhet pasur parasysh pozitën e gruas në shtetin tonë edhe kjo është sfidë e vendit”, është shprehur Haradinaj, raporton T7.

Ndërkaq, i pari i qeverisë ka pasur edhe një porosi.

“Ëshë rritur numri i dhunës në familje fatkeqësisht por kjo është më mirë pasi është rritur edhe numri i raportimeve. Të jemi bashkë të mos lejojmë që në Kosovë para neve dikush të ushtrojë dhunë ndaj një zonje të nderuar”, ka përfunduar Haradinaj.

Në fund, kryeministri ka bërë thirrje që dhuna të raportohet.

“Ajo që përjetohet si lajm i keq – raportimi i dhunës në familje – tregon për një vetëdije më të lartë apo guxim të raportimit të dhunës”. Ju bëjë thirrje të gjithëve që të guxojnë dhe ta raportojnë dhunën në familje dhe ndaj gruas, pavarësisht zonat prej nga vijnë sepse ne e dimë që në zonat rurale është gjendja më e rëndë”, ka përdunuar ai.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*