Bonucci: Juve e meritoi fitoren

Spread the love

Bonucci: Juve e meritoi fitoren

Bonucci: Juve e meritoi fitoren

Leonardo Bonucci ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij e ka merituar fitoren ndaj Interit në derbin e Italisë që u zhvillua mbrëmë.

Juventusi shënoi fitore minimale 1-0 ndaj Interit falë golit të sulmuesi kroat Mario Mandzukic, transmeton Gazeta Express.

“Ka ende lojë për të luajtur dhe ne duhet të jemi të gatshëm çdo herë për të marrë rezultate të mira pa marrë parasysh kundër kujt luajmë”, ka thënë Bonucci.

“Icardi është gjithmonë i rrezikshëm, mirëpo ne e mbajtëm mirë atë nën kontroll”.

“Mendoj se ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë dhe e merituam fitoren”.

Me këtë fitore Juventusi tani ka 43 pikë dhe vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës së Serie A-së. /Gazeta Express/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*