Formacioni i mundshëm i Liverpoolit kundër Burnleyt – a do të startojë Shaqa?

Spread the love

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit kundër Burnleyt – a do të startojë Shaqa?

 

Liverpooli do të përballet me Burnleyn në ”Turf Moor” – por, kush do të startojë sonte?

Liverpooli udhëton në Burnley në formë të mirë pas fitores dramatike në derbi ndaj Evertonit në fundjavë.

”Të Kuqtë” regjistruan fitore minimale, 1-0 ndaj Evertonit, me golin e shënuar nga i harruari, Divock Origi në minutat e fundit të takimit.

Dhe skuadra e Jurgen Klopp do të synojë ta vazhdojë ndjekjen ndaj Manchester Cityt në krye të tabelës, ku sonte fitorja është opsioni i vetëm, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, dy lojtarët krucial të Liverpoolit, Sadio Mane dhe Andrew Robertson janë në dyshim për ndeshjen e sotme.

Në mungesë të Manes, Roberto Firmino do të startonte në të majtë, kurse Daniel Sturridge në qendër të sulmit.

Edhe mungesa e Robertson është shqetësuese për Liverpoolin, pasi në vend të tij pritet të luajë Alberto Moreno, jo i preferuari i tifozëve.

Liverpool team news

Naby Keita pritet të startojë sonte, teksa Shaqiri pritet të luajë nga banka rezervë – pjesë e rotacionit të Jurgen Klopp për ndeshjen e sotme.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: (4-3-3) Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Moreno; Wijnaldum, Henderson, Keita; Salah, Sturridge, Firmino./IndeksOnline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*