Raportohet se sot në fshatin Podgorc të Vitisë, në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një stallë me ushqim bagëtish. Nuk ka të lënduar nga zjarri, raporton Plus Tv.
Lajmin e ka konfirmaur për Plus Tv, komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Pëveq stallës që është djegur, në rrezik ka qenë edhe në një shtëpi, por ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar shpejt dhe është parandaluar përhapja e zjarrit, nuk ka pasur të lënduar”, tha Jakupi.
Sipas tij, njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale që dyshohet nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Prona e djegur, është e Asllan Isufit nga ky fshat, i cili ka thënë se i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Rasti është duke u hetuar./Plus Tv/
Televizioni ka siguruar edhe foto nga vendi i ngjarjes:
Leave a Reply