MAPL-ja pranon kërkesën e Bahtirit për ‘Bashkimin e Mitrovicës’

Spread the love

MAPL-ja pranon kërkesën e Bahtirit për ‘Bashkimin e Mitrovicës’

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se ka pranuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave me qëllim bashkimin e Mitrovicës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal ka pranuar Konkluzionin e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut, datë 30.11.2018 lidhur me “Inicimin e ndryshimit të Ligjit 03/L-041 për Kufijtë Administrativ te Komunave me qëllim bashkimin  e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.

Tutje bëhet e ditur se brenda afateve kohore kjo Ministri do të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së kësaj kërkese.

“Konform mandatit të saj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të shqyrtoj këtë Konkluzion dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, do të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së tij brenda afatit ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në përgjigjet e MAPL-së dhënë për Kallxo.com.

Ditë më parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar ndryshimin e këtij ligji për realizimin e iniciativës së tij për bashkimin e Mitrovicës.

Kjo iniciativë e Bahtirit ka marrë mbështetjen e pozitës dhe opozitës në këtë Komunë.GAZETAEXPRESS

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*