Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahnit: I kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Foto)

Spread the love

Aksion simbolik para vizitës së Johannes Hahnit: I kërkohet vizë për të hyrë në Kosovë (Foto)

Sot kur për vizitë në Kosovë do të jetë komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn një grup i aktivistëve kanë organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës.

Aktivistët kanë vënë një pankartë me mbishkrimin “Në Kosovë aplikohet reciprociteti, të nevojitet vizë për të hyrë në Kosovë”.

Ndryshe, Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. /Telegrafi/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*