Marre të koftë, Ju nuk jeni sportist por rrugaç që e përkrahni turpin në Kosovë!

Spread the love

Botërisht dihet

se kush është Cërvena Zvezda e Beogradit! Klubi famëkeq serb gjithmonë e ka përkrahur të keqen, si ka ndodhur edhe shumë herë të tjera dhe edhe kësaj radhe! Nëse Cërvena Zvezda mendon se është klub sportiv,  e ka shumë gabim, është klub që frymëzon krimin dhe turpin! Marre të koftë Dragan Xhajiç, sepse më së paku jeni sportist, por Ju jeni rrugaç, ndryshe nuk të kupton askush që vjen në një shtet tjetër dhe sportin e përzien me politikë!

Të futesh në një shtet tjetër, të protestosh, është marre për Ju dhe për karakterin tuaj. Ju si sportist i madh duhet të dilni publikisht dhe të dënoni krimin e Serbisë që bëri mbi shqiptarët! Ju Dragan Xhajiç, të gjithë e dimë se çfarë burri ke qenë, e din fortë mirë pse të ka lidh dhe të ka prangos vetë shteti juaj!

Të mbuloftë marrja more ish futbollist! Ju si kryetar nderi i klubit famëkeq, së bashku me drejtorin sportiv Mitar Mërkella, ish futbollist dhe një farë drejtori i përgjithshëm në klub,  Zvezdan Terziq, vizituat Kosovën. Sipas shtypi serb, “në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë keni biseduar me përfaqësuesit e studentëve dhe klubeve sportive nga veriu i Kosovës dhe Metohisë”. Çfarë bisedove, çka i udhëzove, çka i gënjeve…

Në Kosovë nuk ka as veri dhe as jug, është një: Republika e Kosovës! Xhajiç apo faqja e zezë, ju e dini shumë mirë se ku luajtën sportistët shqiptarë për dhjetë vite, në livadhe e fusha të improvizuar, sepse serbët e tuaj kriminel i ndoqën sportistët tanë nga stadiumet dhe palestrat sportive, që u ndërtuan me djersën e shqiptarëve.

Xhajiç apo aq primitiv që jeni, e dini mirë sa mijëra shqiptarë janë vrarë, mijëra të burgosur, mijëra të zhdukur, që nuk iu dihet fati se ku janë.  Serbia shoveniste, që ju i takoni atij shtetit famëkeq, ka vrarë me mijëra fëmijë e pleq, në shtëpinë e tyre, ndërsa Ju vjen e shitni mend në Mitrovicë! Të mbuloftë turpi Xhajiç, sepse duhesh të dalësh e të kërkosh falje shqiptarëve për masakrat që i bëri Serbia, bile dhe tifozët ‘Delija’ e Zvezdës, që me mijëra kanë qenë të veshur si paramilitarë, duke vrarë mijëra njerëz. Xhajiç turpi, kuptoje se Kosova është tokë Kosove, tokë shqiptare!

Nga Kemajl Goca

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*