Taksa e Kosovës e “nxeh” ambasadorin rus, i reagon plot mllef Ramush Haradinajt

Spread the love

Aleksandar Çepurin ka kundërshtuar fuqishëm qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shprehur në editorialin e publikuar nga “Washington Post”.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin ka kundërshtuar fuqishëm qëndrimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shprehur në editorialin e publikuar nga “Washington Post”.

Çepurin ka mohuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbështetje të Moskës, ka shfaqur gatishmëri për njohje të Kosovës në shkëmbim të territoreve. “Fjalët e Ramush Haradinajt në Washington Post janë si një karikaturë, dhe qëndrime absurd”, tha ai për “Novosti”, përcjell lajmi.net.

“Serbinë e mbështet jo vetëm Rusia por numër gjithnjë e më i madh i shteteve. Dëshmi për këtë është fakti se shumë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Pastaj, kjo u dëshmua edhe në votimet në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe INTERPOL-in”, theksoi Çepurin.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*