
Neymar Junior pati një paraqitje fantastike ndaj Liverpoolit dhe në fund të takimit ai gjatë një aksioni u përballë me Xherdan Shaqirin
PSG e mposhti Liverpoolin me rezultat 2-1 në Parkun e Princave me ndeshjen që ishte e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve, shkruan Metro.
Xherdan Shaqiri në këtë takim u inkuadrua nga banka rezervë duke e zëvendësuar James Milnerin në minutën e 77-të.
Në minutat e fundit të ndeshje Neymar tentoi ta poshtëronte yllin shqiptar, me këtë të fundit që gjatë duelit fizik e goditi në fytyrë.
Gjyqtari nuk ndali ndeshjen pasi konsideroi se braziliani po aktronte, derisa Shaqa më pas pasoi topin tek një bashkëlojtarë i tij.
.
Leave a Reply