ish-krerët e Kllokotit lirohen nga akuza për korrupsion

Spread the love

Gjykata Themelore në Gjilan, të enjten, i ka liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ish-kryetarin e Komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq dhe ish-kryesuesin e Kuvendit Komunal, Zharko Dejanoviq.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Ademi, gjatë arsyetimit të aktgjykimit lirues, tha se në mungesë provash, dy të akuzuarit janë liruar nga akuza me të cilën ngarkoheshin.

Gjykatësi Ademi, ka thënë se shpenzimet e procedurës bien në barrën e kësaj gjykate.

Sipas aktakuzës, së ngritur më 20 dhjetor 2016, Sasha Mirkoviq në cilësi të kryetarit të Komunës së Kllokotit dhe Zharko Dejanoviq, në cilësi të kryetarit të Kuvendit Komunal, akuzohen se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe Dardan Novosellën, kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Në aktin akuzues, thuhet se 22 shkurt 2012, pa i përfillur procedurat ligjore, kanë nxjerrë vendimin dhe kanë dhënë në shfrytëzim më qira një ngastër kadastrale për periudhë 10 vjeçare, konkretisht Qendrës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim, “Nëna Naile”, me pronar Dardan Novosella, në shumën prej 550 euro për muaj.

Sipas aktakuzës, për disa muaj nuk është inkasuar asnjë pagesë nga qiraja, gjë e cila i ka shkaktuar dëm material buxhetit komunal në vlerë prej 7,700.00 euro.

Me çka akuzohen se  kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtarë”, nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*