Haradinaj: Nuk e heqim taksën deri të na njohë Serbia, mos të rriten çmimet

Spread the love

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka ndërmend që ta largojë taksën ndaj produkteve serbe derisa Kosova të njihet nga Serbia.

Haradinaj duke folur me prodhuesit vendorë, më tej ka thënë se vendosja e taksës duhet të jetë mundësi e mirë për ta, shkruan gazetametro.net.
“Prodhuesit vendorë e kanë përpara një periudhë të artë, të cilën duhet ta shfrytëzojnë për fuqizimin dhe qëndrueshmëri në treg. Reforma fiskale, që i fuqizon ata dhe taksa për importet nga Serbia dhe BeH u ka krijuar atyre rrethana më të favorshme, duke iu hequr barrën e diskriminimit”, ka thënë i pari i Qeverisë.

Mirëpo, duke potencuar se me këtë rast do t’iu jepet përparësi produkteve vendore, Haradinaj ka kërkuar diçka edhe nga prodhuesit vendorë.

“Tani është koha reale që t’u jepet përparësi produkteve vendore”, tha kryeministri Haradinaj, dhe porositi prodhuesit që të mos i ngritin çmimet.

Më tej, kryeministri theksoi para prodhuesvese është nevoja për të paguar sa më shumë tatim që të rritet edhe buxheti i vendit.

Sidoqoftë, vendimet e Haradinajt u kritikuan sot në Parlamentin Evropian. Raportuesi për Kosovës, Igor Sholtes, si dhe komisionari për Zgjerim i BE’së, Johanes Hahn, i cilësuan si shqetësues vendimet e fundit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*