Qeveria e Kosovës s’di asgjë, kryetarët e komunave të veriut e njoftojnë Gjuriqin për dorëheqje

Spread the love

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si revoltë për vendimin ndaj taksës prej 100 për qind që ka vënë Qeveria për të gjitha produktet serbe, sipas mediave në Serbi, po thuhet se kanë dhënë dorëheqje nga posti i tyre. Këtë e kanë bërë të ditur në Qeverinë e Serbisë, ndërsa Qeveria Haradinaj nuk ka ende asnjë informacion, shkruan Gazeta Express.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë njoftuar se kanë dhënë dorëheqje.

Sipas tij, përfaqësuesit e serbëve, të cilët deri më tani kanë marrë pjesë në institucione përkatëse, kësaj radhe do të largohen përfundimisht nga roli i tyre.

Kjo si shenjë revolte dhe paralajmërim për të hequr rritjen e taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.

Mirëpo, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka deklaruar për Express se nuk kanë asnjë informacion të tillë. /Express

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*