Mbledhja Shqipëri-Kosovë, media serbe: Shqiptarët bashkohen në 2025-ën

Spread the love

Ditën e djeshme qeveritë e dy vendeve, Shqipëri dhe Kosovë, zhvilluan një mbledhje të përbashkët në Pejë.

Duket se kjo mbledhje është ndjekur më një vëmendje të veçantë edhe nga mediat serbe, të cilat sot u hapën me shkrime rreth takimit Shqipëri-Kosovë dhe marrëveshjeve të nënshkruara.

Ajo që bën përshtypje është një shkrim i gazetës “Alo”, e cila shkruan se “Shqiptarët bashkohen në 2025”.

Marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë do të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, të cilat deri më sot kanë qenë frenuese mes dy shteteve.

Ministrat e dy kabineteve qeveritare në prani të dy kryeministrave firmosën marrëveshjet doganore, njohjen e ndërsjellë të patentave si dhe bashkëpunime në sektorë të tjerë.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*