HARADINAJ HOMAZHE PËR KONUSHEVCIN DHE MALAJN, ATDHEU JU NDERON PËRJETË

Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe pranë arkivolit të Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.

Pas homazheve, kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.

“Ilir vëlla, bashkë me Hazirin, atdheu dhe kombi të nderon përjetë”, shkroi kryeministri Haradinaj në librin e zisë.

Eshtrat e Ilir Konushevcit deri më tani preheshin në varrezat e Tiranës, ndërsa nga sot  do të jenë në mesin e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij në Prishtinë, ditë kjo që përkon me festën e flamurit.

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të mbahet Akademi Përkujtimore dhe do të bëhet Rivarrimi i Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit.rtk

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*