E plagos aksidentalisht bashkëshorten

Spread the love

Në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka plagosur bashkëshorten e tij.

Më 25 nëntor në Prishtinë në rrugën “Astrit Rrushi”, në orën 23:20, është arrestuar një person, pasi që i njëjti në banesën e tij aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe si pasojë ishte plagosur bashkëshortja e tij.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Pas daljes së Policisë në vendin e ngjarjes, në banesën e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*