Rama: Serbia të zbret me këmbë në tokë, jo më thika pas shpine për Kosovën

Spread the love

Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqiperise u konsiderua si më e rëndësishmja e mbajtur deri më tani mes dy vendeve nga kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama përmendi edhe vendimin e Kosovës për taksën duke thënë se fton Serbinë që të zbresë me këmbë në tokë sepe rruga drejt të ardhmes nuk krijohet me thika pas shpine, shkruan Gazeta Express.

Pas mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama duke përmendur marrëveshjet që janë arritur, tha se kjo mbledhje është e rëndësisë të vecantë.

“Ishte një mbledhje me një rëndësi të veçantë për arsye që dihen dhe ndihem shumë mirë të nënvizojë që në mbledhjen mes qeverive është mbledhja me produktin më konkret pasi që proceset e nisura janë në një fazë materializimi’’ deklaroi ai.

Rama shtoi se janë dakorduar se nuk do të ketë më barriera tarifore mes republikës së Shqipërisë dhe Kosovës dhe do të bëhet njohja e ndërsjellët e patentave.

“Në pikat e kontrollit kufitar të vlejë vetëm dokumenti i njërës palë, mjaftojnë dokumentet e Kosovës për të hyrë normalisht dhe anasjelltas, ky është një hapi madh, shembullor dhe ne ja ofrojmë këtë shembull të gjithë rajonit”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë sipas tij duhet të shikohet në sy të të ardhmes.

“Sjell në vëmendje atë moment që ka sjellë shumë debat që lidhet me tarifën e cila e përsëris nuk është një veprim ekonomik por është një reagim i qartë politik dhe një ftesë për Serbinë për të zbritur me këmbë në tokë dhe për të kuptuar se rruga drejt të ardhmes nuk krijohet me thika pas shpine” tha Rama duke komentuar vendimin e Kosovës për taksën prej 100% për të gjitha produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Përpjekja e bërë për ta penguar Kosovën për të hyrë në INTERPOL është e pajustifikueshme sepse është hyrje në një organizim global për të luftuar krimin”, deklaroi ai./Art Lajm

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*